ITALI- Ka shkuar në 24 numri i personave që humbën jetën nga orteku që goditi pak ditë më parë një hotel në Itali. Forcat e shpëtimit italiane, pas një pune intensive që prej 18 janarit, dita kur ndodhi tragjedia, kanë arritur të nxjerrin sot nga rrënojat e hotelit edhe 7 trupa të tjerë të pajetë duke çuar bilancin e viktimave në 24, ndërsa 4 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Sakaq, pas autopsisë së kryer tek personat që humbën jetën, shkaqet e vdekjeve të tyre janë duke nisur që nga hipotermia, asfiksia si dhe traumat e ndryshme.

Hoteli “Rigopiano” u godit më 18 janar nga një ortek me rreth 60.000 tonë borë, ndërsa aty ndodheshin turistë dhe personeli i shërbimit.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: