TIRANE- Emirjon Gjuta, priste të lirohej nga burgu, por Gjykata e Krimeve të Rënda ia shuajti shpresat, të paktën për momentin. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” me afat 15 ditë, në atë të arrestit me burg, për Emirjon Gjutën, që dyshohet të jetë shitësi i telefonit, që u përdor në shpërthimet e 10 shkurtit, ku në shënjestër ishte biznesi provat i Bashkim Tahirit, babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Dje, kjo masë sigurie i është komunikuar Emirjon Gjutës, ndërsa pritet që para gjykatës të dalin dhe katër të arrestuarit e tjerë, Lumjan (Emiljano) Matmuja, Ernest Gjuta Kamber Bruka dhe Erjon Dule. Sipas prokurorisë, këta persona si dhe dy të kërkuarit Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, janë organizatorët dhe autorët e vënies së tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobusëve në Rrugën “Muhamet Gjollesha””.

Prokuroria tha zyrtarisht se këta persona, mes të cilëve dhe emra të njohur të policisë, dyshohen për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Por, ndërsa prokuroria pretendon se ka prova për fajësinë e këtyre të dyshuarve, të gjithë kanë mohuar kategorikisht të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ku aktet janë cilësuar si terroriste. Ndërkaq, për të shkuar tek motivi, prokuroria është duke hetuar përplasjet në distancë, mes të dyshuarit Gjuta dhe ministrit Tahiri. Ky i fundit është ankuar te presidenti dhe KLD-ja, për lirimin e Gjutës dhe Baftjar Brukës, kur akuzoheshin për një plagosje në Kukës. Gjithashtu, Gjutajt kanë refuzuar vi vënë në dispozicion pamjet filmike të kamerave të biznesit të tyre, që iu nevojiteshin policisë, për hetimin e një dosje mjaft të rëndësishme.

NË KËRKIM:
Vladimir Gjuta
Baftjar Bruka
TË DYSHUAR PËR VEPRAT PENALE:
“Vepra me qëllime terroriste”
“Krijim të grupit të strukturuar kriminal”
“Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: