TIRANE- Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni paditi sot për shpifje ish-juristin e OSHEE-së, Romeo Kara, por ky i fundit thotë se gjithçka bëhet për t’i mbyllur gojën. Ndër të tjera ai paralajmëron se do të bëjë një padi, të shumëpritur nga shqiptarët.
Me anë të një statusi në Facebook, Kara thotë ndër të tjera se nuk ka padi që mbulon grabitjen e pasurisë kombëtare.
“Berisha i madh, qe pretendon se ka sjelle lirine e fjales dhe demokracine, pasi uzurpoi partine qe bera une, sot mbas 26 vitesh tenton te me mbylle gojen mua apo kujtdo qe i zbulon horrlleqet atij, me padite qe i ben ne emer te Berishes se vogel, i cili edhe pse i trullosur nga dielli i Meksikes, nuk vonon t’i mbaje ison te atit. Nuk ka padi qe mbulon grabitjen e pasurise kombetare dhe qe me kthen mua pas. Edhe nese ky komision nuk e con deri ne fund investigimin e bëmave berishiane, une personalisht ne kohen e duhur do depozitoj me te drejten e Zotit dhe me ate qe me jep Kushtetuta e Shqiperise, padine e
shumepritur nga shqiptaret”,- thotë ai.
Më herët, Shkëlzen Berisha e paditi për shpifje në lidhje me deklaratat e bëra nga Kara, sipas të cilit Shkëlzen Berisha rezulton se ka bërë vizita në Pragë me Kastriot Ismailin në të njëjtën kohë.
(ma.ar/BalkanWeb)
