Në fillim askush nuk do t’a kishte menduar se për Ergys Kaçen ky do të ishte një sezon i dështuar, të paktën deri më tani. Kjo për shkak të talentit që zotëron dhe për hir të vërtetës të gjithë e dinë që nuk është i pakët.

Pavarësisht ofertave që i erdhën, edhe nga kampionati shqiptar ku ishte në orbitën e Skëndërbeut dhe Kukësit, mesfushori u kthye në klubin “mëmë”, atë të Paok-ut. Mirëpo sërish me ekipin nga Selaniku ai nuk po arrin të marrë minuta. Madje në ndeshjen e djeshme të Kupës së Greqisë ai nuk u preferua as të grumbullohej, duke e përkeqësuar shumë të ardhmen e tij në klubin e njohur grek.

Pavarësisht të gjithave, shtatshkurtëri po pret momentin e tij për t’u afirmuar sërish dhe për të mbajtur trupin në formë ka zgjedhur sportin e boksit. Siç duket edhe në video, ai është mjaft i përkushtuar, madje teknik, edhe pse është fillestar në këtë disiplinë të sportit. Sezoni futbollistik është në gjysmën e tij dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të preferohet në ndeshjet në vijim.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: