Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump foli në lidhje me vettingun e tij ekstrem duke thënë nga Shtëpia e Bardhë se ai nuk po ndalon hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, dhe se kjo politikë është ndjekur edhe nga Barack Obama.

“Politika ime është e ngjashme me atë që bëri Presidenti Obama në vitin 2011 kur ndaloi vizat për refugjatët nga Iraku për 6 muaj,” tha Trump.

Në urdhrin e Donald Trump përfshihet ndalimi për të emigruar në SHBA i njerëzve nga 7 vende, të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Trump gjithashtu tha të dielën se këto kombe – Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudan, Siri dhe Jemen- janë të njëjtat vende të identifikuara nga administrata Obama si burime terrori.

“Të tregohem i qartë, ky nuk është ndalim myslimanësh siç po e raporton media. Nuk ka të bëjë me fenë, kjo ka të bëjë me terrorin dhe mbajtjen e vendit të sigurtë. Ka mbi 40 vende në të gjithë botën, shumica e popullsisë të së cilave është myslimane dhe nuk janë të prekur nga ky urdhër,” sqaroi Presidenti i SHBA-së.

(e.f/ BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: