NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
4 fileto pule
250 gr mocarela
250 gr domate qershi
2 degë borzilok
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Rigon
Përgatitja
Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë Celsius.
Lajmë dhe thajmë mirë filetot e pulës, i marinojmë ato me kripë dhe piper të zi dhe bëjmë 3-4 prerje në pjesën e sipërme pa e çuar thikën deri në fund. Mocarelën e presim në feta të holla, ndërsa domatet qershi i presim në gjysma.
Lyejmë një tavë me vaj ulliri, vendosim në tavë 4 filetot e pulës, në çdo prerje që bëmë tek filetot vendosim nga një fetë mocarela, nga dy gjysma domate dhe një gjethe borziloku. I spërkasim me pak kripë, piper të zi dhe rigon dhe i vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)
