BRUKSEL- Presidenti i KE, Donald Tusk në një letër që u ka dërguar 27 liderëve të BE i ka paralajmëruar ata se Kina, Rusia, Islami radikal, përfshi edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë rrezik për komunitetin europian.

Ndër të tjera Tusk thekson se SHBA po ndryshon 70 vjet të politikës së jashtme, ndërsa BE shfaqet e copëtuar. “SHBA po ndryshon 70 vjet të politikës së jashtme. BE e copëtuar, sjell shtete të varura, jo të pavarura. Vetëm si Bashkim Evropian jemi të pavarur nga Kina, Rusia dhe SHBA” thuhet më tej në letër.

Tusk u bëri thirrje evropianëve që të rrinë së bashku për të shmangur dominimin nga tre fuqive të tjera kontinentale. Në letrën drejtuar udhëheqësve kombëtarë përpara një samiti që ai do të kryesojë në Maltë ditën e premte për të përgatitur të ardhmen e Bashkimit Europain, pasi Britani vendosi të largohej, kreu i KE-së tha se politika më proteksioniste e tregtisë së BE-së i ofroi Trump-it një shans për një marrëveshje të tregtisë së lirë, shkrua ‘Daily Mail’.

Duke thënë se BE-ja përballet me sfidat e saj më të mëdha në historinë e saj 60-vjeçare, Tusk tha se “siguria e Kinës”, “politika agresive e Rusisë” ndaj fqinjëve të saj, “islami radikal”, duke nxitur anarki në Lindjen e Mesme dhe Afrika, ishin kërcënimet kryesore të jashtme. Vërejtjet e Tusk ishin më të forta ndaj presidentit Trump, në lidhje me ndalimin e hyrjes në SHBA të emigrantëve, kryesisht myslimanë si dhe me faktin se presidenti ka përkrahur daljen e Britanisë nga BE.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: