TIRANË- AGS Automotive Albania sqaron ndër të tjera se i ka vënë në dispozicion organit të akuzës informacionin e nevojshëm për çdo hetim.

“Duke falënderuar institucionet përkatëse për identifikimin dhe marrjen e masave ndaj praktikave korruptive, SGS Automotive Albania bën thirrje për vazhdimin e këtij bashkëpunimi mes palëve, për të identifikuar në çdo kohë shkeljet që mund të kryhen në ambientet e kompanisë. Aktet e paligjshme të çdo punonjësi të kompanisë mbeten akte të izoluara dhe bien ndesh me filozofinë dhe parimet e kompanisë sonë”,- sqaron kompania.

SGS u bën thirrje edhe qytetarëve, të cilët marrin shërbime nga SGS Automotive Albania, të distancohen nga praktikat abuzive dhe të raportojnë çdo rast korrupsioni në lidhje me këtë shërbim. Po ashtu, kompania bën me dije se punonjësit që përfshihen në praktika korruptive do përjashtohen nga puna.
“SGS Automotive Albania ka bërë përpjekje të konsiderueshme për ngritjen e një sistemi në Shqipëri, i cili ofron shërbime për qytetarët bazuar në parimet e transparencës, efektshmërisë, ndershmërisë dhe dobishmërisë. Duke qenë të vetëdijshëm se ka akoma për të bërë, SGS Automotive Albania, si një markë e besuar ndërkombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare, është e vendosur të rrisë më tej cilësinë e shërbimeve të saj. SGS gjithashtu u bën thirrje qytetarëve, të cilët marrin shërbime nga SGS Automotive Albania të distancohen nga praktikat abuzive dhe të raportojnë çdo rast korrupsioni në lidhje me këtë shërbim. Gjithashtu, SGS Automotive Albania siguron se, punonjësit të cilët do të jenë të përfshirë në praktika të ngjashme korruptive, do të jenë subjekt për ndërprerjen e menjëhershme të kontratës së punës, dhe do të raportohen në mënyrën e duhur për ndjekje penale. SGS është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Kodin e saj të Integritetit, në shërbim të interesit publik, prandaj i kushton rëndësi inkurajimit të denoncimit të këtyre praktikave nga çdo qytetar, i cili bëhet pre ose dëshmitar i tyre, në numrin tone të telefonit: +355 44500480 dhe e-mail: [email protected]”,- përfundon deklarata.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb