Partizani rikthehet në Tiranë. Të kuqtë do ta luajnë në “Selman Stërmasi” ndeshjen me Vllazninë të shtunën në orën 17:00.

Mësohet se sot është dorëzuar në Federatën Shqiptare të Futbollit kontrata e nënshkruar nga tri palë: presidenti i Tiranës, Refik Halili, ai i Partizanit, Gazment Demi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në bazë të marrëveshjes, Partizani do t’i paguajë Tiranës 3 milionë lekë të vjetër për çdo ndeshje të luajtur në “Selman Stërmasi”.

Ndërkohë, edhe vetë klubi i kuq e ka bërë zyrtare që takimi i javës së 20-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në kryeqytet. Në një njoftim të postuar pasdreken e sotme në “Facebook”, Partizani vë në dijeni tifozët mbi çmimet e biletave.

“Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit

‘Selman Stërmasi’ do te jenë:
Biletat në Tribunat A dhe B do të kushtojnë 700 lekë;
Biletat në Tribunat C, D, E, F, G, dhe H do të kushtojnë 200 lekë;
Tifozëria mike nga Shkodra do të ketë në dispozicion Tribunën H1, H2;
Për femrat, hyrja në Tribunat C, D, E, F, G do të jetë falas.
Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e shtunë, nga ora 09:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin ‘Selman Stërmasi’”, thuhet mes të tjerash në komunikatë. (panorama sport)

(balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb