Emri i Mhill Fufit, deputetit të Partisë Demokratike u përmend sot nga Tom Doshi i cili deklaroi se Ilir Meta ka paguar njerëz që ta vrasin atë dhe deputetin demokrat, Mëhill Fufi.
Fufi është deputet i Lezhës që u betua më 3 tetor, pas dorëheqjes se Vasil Bicajt. Ai mbeti i plagosur ditën e zgjedhjeve më 23 Qershor në Lac pas një përplasje që pati me simpatizantin e LSI, Gjon Gjoni, të cilin e akuzoi se po blinte votuesit në këmbim të votës.
Grupi i djathtë i ka rekomanduar Gjonit që të mos përzihej në pazare politike, pasi ai jeton në Greqi dhe nuk e ka idenë se çfarë ndodh në Laç. Gjoni u është kundërpërgjigjur me sharje dhe,
në këtë moment, njëri nga personat që po shoqëronte kandidatin e PDsë, e ka qëlluar atë me levë. Menjëherë ka ndërhyrë kunati i viktimës, Enver Curri, i cili ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar.
Po kaq e rrufeshme ka qenë kundërpërgjigjja e grupit tjetër, nga ku kanë qëlluar me breshëri Gjon Gjonin.
Më pas kanë vijuar të shtëna të tjera, por edhe dëshmitarët aty ranë nuk kanë arritur të shohin gjë, për shkak se janë shtrirë përtokë për t’u mbrojtur nga plumbat. Kur janë çuar sërishmi, kanë parë në tokë kandidatin e PDsë, Mhill Fufin dhe kushëririn e tij të dytë, Kastriot Fufin. “Ata po lëviznin dhe kërkonin ndihmë. Kastriot Fufi kishte marrë plagë në kokë, por rënkonte. Mhill Fufi ishte ca më mirë, por sërish i plagosur në trup. Ndërsa Gjon Gjoni ishte i kthyer përmbys me kokë pa asnjë shenjë jete”, thane aso kohe dëshmitarët.
(d.b/BalkanWeb)
