TIRANE– Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë 12 orëve të fundit nën akuzën e “Mitëdhënës”. Patrulla e Përgjithshme e Tiranës ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit L. H., 39 vjeç, banues Tiranë, pasi ka tentuar t’i japë 1000 lekë punonjësit të Policisë për t’iu shmangur kontrollit. Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacionin për lëndën drusore që transportonte, ndërsa 39-vjeçari tentoi të korruptojë policin.
Polici: Letrat e makinës janë të rregullta
Qytetari: Pardje e kam prerë siguracionin
Polici: Ja të shohim njëherë letrat.. ca janë këto.. po mundosh të më korruptosh ti mua.. duart mbrapa.


Ndërkohë një tjetër qytetar është arrestuar në Librazhd, pasi i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative. Në pranga ka rënë D.D, 51 vjeç, banues në fshatin Katjel Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Urakë-Qafë Thanë është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i japë 1000 lekë punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: