Vizita e parë në tetor me një drekë vegjetariane, më pas sërish në nëntor, dhjetor dhe së fundmi në 21 janar. Pamela Anderson duket se ushqen një simpati për Julian Assange.

Ish roja bregdetare seksi e Baywatch ka takuar pesë herë në pak muaj themeluesin e Wikileaks, që tashmë jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Për herë të fundit Pam i ka çuar Julian një çantë të mbushur me ushqime Whole Foods.

Në dukje duket sikur të dy nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta, por aparencat gjithmonë të gënjejnë.

Një aktivist politik ka zbuluar për Page six, që Anderson ka veshur gjithmonë veshje seksi sa herë i ka bërë vizitë Assange dhe duket që Julian ka qenë gjithmonë një fans i saj. Gjithashtu duket se të dy kanë simpati për Rusinë. Të ketë diçka më shume mes tyre? Kjo mbetet për t’u zbuluar.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb