TIRANË- Ndërsa policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të foshnjës që vdiq gjatë lindjes sot në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, mjekët e këtij materniteti deklarojnë se foshnja ka lindur e vdekur, ndërsa pritet që me anë të një deklarate të thonë më shumë detaje për këtë rast.
Menjëherë pas ngjarjes familjarët e foshnjës së seksit femër kallëzuan në polici mjeken M. R që asistoi shtatzënën, e cila raportohet të mos ketë pasur probleme me shtatzëninë më herët.
Sakaq pritet që shkaku i vdekjes të zbardhet nga ekspertiza-mjekoligjore, të cilës po i nënshtrohet trupi i pajetë foshnjës.
(ma.ar/BalkanWeb)
