TIRANE- Shkrimtari Fadil Kraja zbulon për Ora News poezinë që Dritëro Agolli kishte shkruar për deputeten e PD-së Jozefina Topalli.

Sipas shkrimtarit Kraja, poezia është shkruajtur në kohën kur i ndjeri Agolli kritikonte “meritokracinë” e Fatos Nanos të cilën e quajti “shkërdhatokraci”.

Ah moj Jozefinë, gugushe në thekën
Për ty Fatos Nano mban fjalim pa mjekër
Ah moj Jozefinë zogës nën koritë
Për ty Namik Dokle hidhet në opozitë

“Ai ishte i pajtimit, paqes dhe mirëkuptimit”, thotë shkrimtari Fadil Kraja më tej.

Pak ditë më parë, Topalli tha se Agolli dhe disa deputetë të tjerë socialistë i kishin shkruar poezi në Parlament.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb