Ish futbollisti i Vllaznisë, Armando Vajushi i cili aktualisht aktivizohet tek skuadra e Pro Vercelit në Itali ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet lakuriq me të dashurën e tij në shtrat.
Shkodrani 24-vjecar aktualisht është në një fazë rikuperimi pas një operacioni që kreu para pak kohësh në gju, ndërsa mjekët i kanë këshilluar të qetësohet për të paktën 4 muaj.
Mesa duket sulmuesi po e shfrytëzon më së miri këtë periudhë duke u argëtuar me të dashurën e tij në Paris.
(d.d/BalkanWeb)
