TIRANE- Ditën e nesërme, partia më e re LIBRA do të mbajë zgjedhjet e saj të para. Ka qenë pikërisht kreu i kësaj partie, Ben Blushi ai që ka njoftuar me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’.

Sipas tij, zgjedhjet do të mbahen për kryetarin dhe Bërthamën prej 30 anëtarësh, të cilët do drejtojnë organizatën në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

MESAZHI I BLUSHIT
Te dashur miq, nesër LIBRA mban zgjedhjet e saj te para qysh se u krijua në 1 nëntor 2016. Këto zgjedhje do mbahen për Kryetarin dhe Bërthamën prej 30 anëtarësh të cilët do e drejtojnë organizatën tonë në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Në këto zgjedhje kanë kandiduar më shumë se 100 anëtarë libra pjesën më të madhe të të cilëve nuk i njoh çka dëshmon fuqinë dhe demokracinë e brendshme të LIBRA-s. Këto zgjedhje do jenë elektronike dhe më shumë se 8000 anëtarë të regjistruar këto muaj mund të përzgjedhin kë të mendojnë dhe si ta gjykojnë duke votuar nga celulari nga shtëpia apo nga zyrat e tyre. Kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe ne duhet të jemi krenarë për cilësinë dhe inovacionin e LIBRA-s. Asnjë nga partitë e vjetra nuk zgjedh, nuk voton por vetëm emëron. LIBRA voton dhe zgjedh. Këtë parim ajo nuk do ta shkelë kurrë duke nisur nga nesër. Suksese të gjithëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb