FIER- Detaje të reja dalin nga krimi i pasionit, ku një 32-vjeçar nga Fieri vrau të dashurën e tij, e më pas i dha fund jetës. ‘BalkanWeb’ mëson se viktimat e identifikuar si Drini Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi Dushi 29-vjeç ishin respektivisht të martuar dhe me fëmijë, ndërsa dyshohet se kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin.

Ermira Arapi nga Lushnja, e cila u gjet sot e vrarë në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit ishte nënë e një vajze, ndërsa bashkëshortin e kishte emigrant. Ajo jetonte bashkë me familjen në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. Ermira punonte si shitëse. Ndërkohë, Drini Derveni kishte dy fëmijë dhe jetonte në Fier. Viktima, Ermira Arapi
Ermira Arapi viktima
Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 32-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: