Revista People e ka kurorëzuar gruan më të bukur të vitit 2004, ndërsa në 2011 ajo merr titullin seks simbol. Po flasim për Jennifer Aniston, që sot feston 48 vjetorin.
Regjisore, producente kinematografie dhe artiste e ekranit të madh, Jennifer është e njohur për rolin e Rachel tek Friends dhe për divorcin me Brad Pitt, i cili e la atë në 2005 për Angelina Jolie.
Lista e filmave të Jennifer është e gjatë, por roli i saj tek Friends ka qenë një sukses botëror.
(da.xha/BalkanWeb)
