TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e sheh koalicionin PS-LSI si një koalicion me hashashin. Në një postim në Twitter, Manjani thotë se koalicioni me hashashin është i mbyllur, duke paralajmëruar për një prishje të aleancës mes dy forcave kryesore të maxhorancës aktuale.

Manjani shpreh shqetësimin se ende asnjë gram farë hashashi nuk është kapur dhe se do kemi mbjellje të mbara këtë vit zgjedhor. E ka qenë pikërisht deklarata e tij për kanabisin, ku kërkoi përfshirjen e ushtrisë që krijoi krisjen e parë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

“Ende asnjë gram farë hashashi nuk është kapur! Do kemi mbjellje të mbara këtë vit zgjedhor! Koalicioni me hashashin është i mbyllur!”, shkruan Manjani në Twitter.

Pasi u shkarkua, ish-ministri deklaroi se Kryeministrit Edi Rama i është kërkuar nga vende partnere të huaja largimi i Saimir Tahirit për shkak të trafikut të madh të drogës.

Manjani twitter

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: