Në numrin e saj të përditshëm gazeta serbe “Kurir”, ka publikuar një shkrim duke thënë se bashkëpunëtorët e Ramush Haradinaj, janë duke u hakmarrë pas arrestimit të tij në Francë duke lëshuar fletëarreste për 57 serbë. Një nga tekstet e ballinës të tabloidit të përditshëm Kurir në Beograd, shkruan se shqiptarët janë duke planifikuar hakmarrjen ndaj 57 vetave që do të akuzohen ndërkombëtarisht. Kjo vjen si hakmarrje për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt, një prej udhëheqësve të UCK’së, cili po mbahet në Francë, shkruan Kurir. Haradinaj publikisht ka akuzuar Dacicin, dhe Vucicin si pjestarë në krimet duke i mbështetur ish shefat e tyre.(BalkanWeb)
