Johan Ramirez, ishte personi i parë, ose më saktë, ai që shpëtoi 6 jetë nga tragjedia fatkeqe e Chapocoense. 15 vjeçari që jetonte në një kasolle të vogël së bashku me prindërit e tij në zonën ku u rrëzua aeroplani me futbollistët e klubit brazilian, telefonoi i pari për të kërkuar ndihmë për të aksidentuarit.

Jo vetëm kaq, por edhe pas ardhjes së zjarrfiksëve, Johan Ramirez i njohur ndryshe me nofkën “Angel Boy”, qëndroi në gjendje gatishmërie së bashku me babain për t’i ndihmuar ata.

Djaloshi të dielën mori shpërblim një shtëpi të re, e cila është e ngjyrosur me ngjyrë të gjelbër, ngjyrë kjo e cila e karakterizon skuadrën e Chapecoenses.

Johan përveç se mori dhuratë shtëpinë e re, ai ka marr një shpërblim për të udhëtuar në Spanjë, për të parë ndeshjen Real Madrid – Espanyol.

Ai do të shoqërohet nga kryetari i Medellin, Federico Gutierrez, i cili tha: “Ky gjest shërben për të treguar se kushdo që bën gjëra të mira, merr një shpërblim”.

Në 77 persona sa ishin në bord gjatë aksidentit, vetëm gjashtë të mbijetuar, tre prej tyre lojtarë të skaudrës braziliane.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb