Angry Birds, loja që është shkarkuar dhe instaluar në platforma të ndryshme në të gjithë botën, rezulton një frymëzim fatal për fëmijët, të cilët kanë filluar të vrasin zogj të vegjël sipas mënyrës së kësaj loje.
Një grup fëmijësh kinezë kanë përdorur fishekzjarrë për të luajtur një version real të lojës Angry Birds. Ata përdornin fishekzjarre për të kapur trumcakët e vegjël.
Ky veprim i fëmijëve u zbulua nga 44-vjeçari Huang Chu, i cili kishte parë disa trumcakë të vegjël që kishin ngordhur nga fishekzjarrët. Fëmiëjt i kishin thënë se po luanin lojën Angry Birds, duke hedhur fishekzjarrë në park për të kapur zogjtë, ngjashëm me videolojën me të njëjtin emër.
44-vjeçari Chu postoi disa foto në internet, ku duken zogjtë e ngordhur, sepse sipas tij, njerëzit duhet të marrin në konsideratë këtë ndodhi dhe duhet të rriten masat për të drejtat e kafshëve në Kinë.
Ajo që të bën përshtypje nga gjithë kjo ngjarje është se si mund të rezultojë një frymëzim i keq për fëmijët një lojë kaq popullore sa Angry Birds.
(er.nu/BalkanWeb)
