TIRANE- Policia e Shtetit jep detaje të tjera për operacionin “Patriot”, në kuadër të të cilit u arrestuan mbrëmë 4 grabitësit e 3.2 milionë dollarëve të BKT afër Rinasit. Sipas të njëjtave burime, mësohet edhe mënyra se si i fshehën një pjesë të parave të vjedhura, që nga groposja në tokë futur brenda tenxhereve me presion deri tek kasaforta brenda një servisi makinash.

“Në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro”,- sqaron policia.
grabitja-e-bankes-gjendet-parate-te-groposura
Ndërsa “në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë”,- thekson më tej policia.
grabitja-e-bankes-gjendet-parate-te-groposura-6
Po sipas tyre, kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje, ndërsa operacioni për gjetjen e provave të tjera materiale dhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje, vijon.

Burime të për BalkanWeb konfirmuan më herët se një pjesë të parave grabitësit i kanë investuar në blerje banesash e biznesesh, ndërsa një pjesë i kanë humbur në bixhoz.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb