Pasi u dënua me një vit pezullim nga Kupat e Europës nga CAS-i për disa ndeshje që dyshoheshin si të trukuara në Kupat e Europës, skuadra e Skënderbeut tashmë do të hetohet edhe nga FSHF. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije që kjo çështje i ka kaluar Komisionit të Etikës në FSHF. Në këtë mënyrë titulli kampion i Skënderbeut për sezonin 2015-2016 tashmë është në rrezik por për të mësuar nëse kampionët do të dënohen ose jo duhet të presim se cili do të jetë vendimi i Komisionit të Etikës në FSHF.

Njoftimi i FSHF:

“FSHF bën me dije opinionin sportiv publik ne lidhje me praktiken e çështjes SKENDERBEU. Pas ardhjes zyrtarisht te vendimit te arsyetuar te CAS-it për ketë çështje, praktika i ka kaluar menjëherë KOMISIONIT TE ETIKES ne FSHF i cili do te ndjeke hapat proedurial për hetimin e ndeshjeve te dyshuara te KF SKENDERBEU. Ky hap është koherent me qëndrimin e deritanishëm FSHF-së dhe ne përputhje te plote me udhëzimet e UEFA-s për zbardhjen sa me korrekte te dosjes ‘Skënderbeu’”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së në faqen zyrtare.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: