TIRANE- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është bashkuar urimeve me rastin e 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kryediplomati shqiptar theksoi se në këto vite Kosova ka bërë arritje në procesin e shtet-ndërtimit.

“9 vite të mbushura me punë e përpjekje. Arritje në procesin e shtet-ndërtimit. Integrimi europian dhe euro-atlantik, i pakthyeshëm”, tha Bushati.

Nëntë vjet më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira e shqiptarëve për të fituar pavarësinë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: