Po kërkoni për një punë ? Ju tani mund të shtoni Facebook tek lista e portaleve për punësim për tju ndihmuar për të gjetur një punë të re. Të mërkurën kompania lajmëroi se do të lançonte opsionin e kërkimit në aplikacionin mobile dhe internet, raporton TechSot. Bizneset të cilat kanë një faqe në Facebook tani mund të shtojnë vendet e hapura të punës në rrjetin e tyre socila.

Kjo gjë do ti lejojë përdoruesit që të zbulojnë dhe të aplikojnë për punë direkt nga Facebook. Sapo kompania në fjalë të nxjerrë njoftimin për vendin e lirë të punës, ky njoftim do të paraqitet në kryefaqen e ndjekësve të kompanisë.

Por ama gjithashtu Facebook u vjen ne ndihme shumë punekërkuesve pasi mund t’i filtrojë njoftimet që dalin në mënyrë që të përmbushin kriteret e përdoruesve.

(e.f/ BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: