PUKË- Në të gjithë zonën e Pukës janë rikthyer sot reshjet e dëborës. Mësohet se në një pjesë të madhe të rrethit të Pukës, ka pasur reshje në formë akulli.

Kështu raportohet se rruga në Qafën e Malit është mbuluar nga akulli. Si pasojë e reshjeve të rëna është kërkuar borëpastruese në aksin rrugor Pukë- Fushë Arrëz.

Bëhet me dije gjithashtu se si pasojë e reshjeve dhe akullit mjetet e rënda duhet të evitojnë kalimin.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: