TIRANË- Prezantuesja Amarda Toska feston sot 33-vjetorin e lindjes. Edhe pse nuk dimë detaje të ndonjë ceremonie festive në ditën e saj të shënuar, lajmin e morëm vesh nga urimi i bashkëshortit të saj, humoristit aq popullor, Ermal Mamaqi.
Në rrjetin social Facebook, Mamaqi publikon një foto të Amit, siç thirret shpesh prezantuesja, ndërsa e shoqëron me urimin “Ti solle pranverë në jetën time…Happy Birthday për zemrën time”.
Urimit të bashkëshortit të saj, i bashkohet edhe stafi i BalkanWeb. Urimet më të mira për Amarda Toskën!
(ma.ar/BalkanWeb)