Marine Le Pen, kandidatja në zgjedhjet presidenciale për partinë e ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, anuloi një takim që ishte planifikuar të martën me Myftiun e Madh të Libanit, Sheikh Abed el-Lateef Daryan, pasi refuzoi të vishte shami në takim, shkruan Reuters.

“Unë nuk do të mbulohem”, tha Le Pen para gazetarëve.
Zyra e shtypit të Myftiut libanez tha se ndihmësit e Le Pen kishin qenë të informuar paraprakisht për kërkesat e tyre, që Le Pen duhet të mbulonte kokën nëse donte të zhvillohej takimi.

Le Pen ka vizituar Libanin pasi ajo po përpiqet për të forcuar kredencialet e saj presidenciale 2 muaj para raundit të parë të zgjedhjeve duke targetuar votat e franko-libanezëve.

Sondazhet thonë se Le Pen ka gjasa për të marrë rezultatin më të lartë në raundin e parë të votimit në muajin prill, por pastaj do të humbasë në votimet vendimtare te raundit të dytë në muajin maj.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: