TIRANE- Gjatë një forumi në UET, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka komentuar protestën e Partisë Demokratike, e cila shënon sot ditën e saj të katërt në një çadër të ngritur para kryeministrisë.

Sipas Blushit, kjo protestë ia vlen të përgëzohet vetëm nëse arrin qëllimin e saj, pra zgjedhjet e lira. I pyetur nëse do t’i bashkohej protestës ose jo, Blushi u shpreh se nuk mund të hynte në çadrën e Berishës.

“Nëse arrin rezultatet për zgjedhje të lira, protesta duhet të përshëndetur, por unë nuk mund të hyj në çadrën e Berishës”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: