TIRANË – Njesia speciale e ngritur për zbulimin e punonjësve të Operatorit të Energjisë Elektrike ka zbuluar 76 faturistë dhe elektricistë, që kishin ndërhyrë në matësat e energjisë të abonentëve, për të cilët ka kërkuar tashmë pushimin nga puna e deri ndjekjen penale.
Ministria e Energjisë njoftoi sot se “pas kërkesës së NJOS, nga ana e OSHEE-së janë marrë masat përkatëse. Në disa raste, është konstatuar se këta punonjës të OSHEE-së kanë toleruar konsumatorët të furnizohen me energji pa kontratë, nëpërmjet linjave të dyta si dhe me matësa e kabllo jashtë kushteve teknike.
Në zona të caktuara ku ushtrojnë detyrën këta punonjës, janë konstatuar dhe më pas verifikuar nga laboratori i çertifikuar 3G, ndërhyrje në matësat e energjisë duke lejuar abonentët të abuzojnë me energjinë elektrike.
Njësia Operacionale Speciale ka evidentuar edhe raste abuzimi ku punonjës të OSHEE-së nuk kanë raportuar gjendjen e matësit jashtë kushtit teknik, apo kanë faturuar afrofe abonentë që ndërkaq ishin të pajisur me matësa.
