Cristiano Ronaldo është gjithmonë në qendër të vëmendjes, por në momentin që një femër e “detyron” të maskohet për t’a takuar, atëherë nuk ka kurrsesi si t’i shmanget faqeve të para të gazetës. E dashura e tij e fundit, Xhorxhina Rodriguez, duket se ka hyrë thellë në zemrën e portugezit dhe për këtë duket se është bërë pak xheloz.
32-vjeçari u bë i gjallë në “Instagram” të mërkurën, ku komentoi në një foto ku shfaqej 22-vjeçarja spanjolle me një nga ish-kolegët e saj, Alvaro Kajado. Rodrigez ka punuar me Kajadon te “Gucci” dhe nga disa postime mund të kuptohet se ata kanë miqësi të ngushtë.
Me qindra tifozë të shqetësuar që etiketonin në komente asin e Realit, ky i fundit më në fund u përgjigj me një “Cuidado”, që në spanjisht do të thotë “Kujdes”. Ai a shoqëroi komentin me tre simbole të qeshure, për të qartësuar se po bënte shaka.
(e.k/BalkanWeb)