BERAT – “Trafikimi i fëmijëve” akuzon çiftin e “Rolandëve” nga qyteti i Beratit. Policia ka vënë në pranga sot Rolanda Muçajn dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj për bashkëpunim, Roland Muçaj, që është arratisur. Çifti akuzohet se ka trafikuar për prostitucion, një vajzë të mitur me iniciale A.F.

Nëpërmjet operacionit “Modelja”, Policia e Beratit prej ditësh ka identifikuar grupin e personave që trafikonin të mitur dhe ka vënë në pranga sot edhe Muçajn. Dy ditë më parë, arrestoi si pjesë e të njejtij grup kriminal edhe Besnik Stollën dhe Klajdi Culën.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb