TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e djeshme në një takim një pjesë të Kryesisë së Partisë Socialiste.
I pari i qeverisë ka zgjedhur orët e vona të mbrëmjes për të bërë bashkë të tijët në vilën qeveritare, numër 30 në Bllok për gati dy orë.
Në takim nuk kanë munguar zëvëndëskryeministri Niko Peleshi, ministrat Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Damian Gjinkuri, Blendi Klosi. Në takim morën pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, nënkryetari Taulant Balla, si dhe Erion Veliaj.
Ata janë takuar rreth orës 20:30 dhe për rreth dy orë kanë biseduar jo shumë larg çadrës së ngritur nga PD-ja.
Burimet thanë për BalkanWeb se organizimi për zgjedhjet e 18 qershorit ka qenë në fokus të takimit, ku kryesocialisti ka kërkuar mobilizim dhe takime me çdo qytetar në bazë. Vëmendjes së tyre nuk i kanë shpëtuar as zhvillimet më të fundit politike.
Kujtojmë se takimi vjen në një kohë kur opozita proteston prej 11-të ditësh dhe këmbëngul për qeveri teknike.
(m.a/BalkanWeb)
