Kënga e njohur “Suus” e këngëtares shqiptare nga Kosova, Rona Nishliu, me të cilën ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong 2012, është kënduar edhe nga një talente e muzikës në Rumani. Jessica Lazarescu ka zgjedhur këtë këngë të vështirë për ta kënduar në spektaklin “The Voice” në Rumani.

Lazarescu këndoi për mrekulli këtë këngë dhe vazhdoi më tej në fazën e ardhshme duke u pëlqyer nga të tre anëtarët e jurisë. Kujtojmë që këngëtarja shqiptare Rona Nishliu është pozicionuar e pesta me 146 pikë, mes këngëtarëve nga 26 shtete që konkurruan në natën finale në Eurovizion në vitin 2012.
https://www.youtube.com/watch?v=19P46HDPYiY
