TIRANË- Në një ceremoni madhështore, ka ngritur zyrtarisht siparin, qendra tregtare më e re dhe e madhe ne zemër të Tiranës, Toptani Shopping Center.
Qendra Toptani, një investim prej 60 milion Euro i kompanisë Gener 2 njëherazi dhe një nga sipërmarrjet më të mëdha ne vend me mbi 1,000 të punësuar është e organizuar në 8 kate “retail”. Sjell 81 marka ndërkombëtare si ‘Versace Jeans’ apo ‘Enrico Marinelli’ të cilët sjellin modën më të fundit në kryqytet.
Nuk do të mungojnë hapësira argëtimi, bare dhe restorante si dhe 4 kate parkim nëntokësor me 600 poste parkimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe 61,000 m2.
Ndërtesa është e dallueshme për nga cilësia dhe origjinaliteti i projektit arkitektonik, i konceptuar nga arkitekti holandez Winy Maas.
Në një ceremoni madhështore, ka ngritur zyrtarisht siparin, qendra tregtare më e re dhe e madhe në zemër të Tiranës, ‘Toptani Shopping Center’. Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë kryeministri Edi Rama figura të njohura të politikës, diplomacisë, biznesit, kulturës. I ftuar nderi në ceremoninë e inaugurimit të qendrës tregtare “Toptani” ishte akademiku i njohur Doktor Rexhep Qosja prania e të cilit i dha një tjetër dimension ndërkombëtarë ceremonisë.
Gjatë fjalës së hapjes, Presidenti i Kompanisë Gener 2, Dr. Ahmet Ulaj tha se kjo qendër e re tregtare do të jetë një ambient që i ka munguar kryeqytetit deri më sot.
Qendra Tregtare Toptani do të menaxhohet nga kompania Gener 2, njëkohësisht edhe investitore e projektit.
RRETH GENER 2
Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi qe operon prej dy dekadash ne tregun vendas dhe rajon. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe zhvillimi i projekteve infrastrukturore dhe ndërtimi rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme, menaxhim pronash, energji dhe telekomunikacion. Aktualisht, kompania është e angazhuar në zhvillimin e nje sërë projektesh madhore në të gjithë vendin në përmbushje të objektivave kryesore të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës lokale.
(m.k/BalkanWeb)
