TIRANE– Me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shqipëri, u organizua të enjten në mbrëmje në Universitetin e Arteve Tiranë, koncerti i violinistit franko-shqiptar Hasan Bakalli dhe pianistes Geisu Basha.

Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, i pranishëm në këtë koncert, shprehu vlerësim për violinistin shqiptar Bakalli, talentin dhe mjeshtërinë e të cilit, siç tha Fitoussi, ka nderin ta ketë pjesë sot orkestra franceze.

Violinisti Bakalli, pjestar i orkestres “Viktor Hygo Franche Comte” në Francë, performoi me pianisten Geisu Basha, repertor nga dy kompozitorë bashkëkohorë franceze, të cilët nuk janë prezantuar më parë në Shqipëri.

Muzika klasike dhe baladë e interpretuar me mjeshtri nga artisti Bakalli, u duartrokit gjatë nga të pranishmit, familjarë, artëdashës dhe të ftuar të tjerë ne sallën e Universitet të Arteve në Tiranë.

piano2-313x200

Bakalli ka studjuar në Liceun Artistik “J.Misja” me Prof. G.Bogdo dhe me pas ne Institutin e Lartë te Arteve nën drejtimin e Prof. Ibrahim Madhi. Në vitin 1991, Hasan Bakalli ka qënë Profesor violine në Institutin e Muzikes “Il Coretto”, koncertmaestër i orkestrës “Sonora Corda”, anëtar i orkestrës “Petruzelli” të Barit. Ai është laureat i recilateve të shumta me pianistin italian A.Cirillo në Bari, Foggia, Romë, Modena. Në vitin 1993 ai shpërngulet në Besançon – Francë ku është Profesor në shkollën e muzikes në Vesoul për disiplinat violinë, violë. Ai është pjesë e orkestres Viktor Hygo Franche Comte nga viti 1994.

Repertori i tij si solist dhe dirigjent ka lënë gjurmë në Paris, Avignon, Besançon, Dole, Vesely, Pragë, Salzburg, Oberney, Guerlingen, Gorizia.

Në gjurmë të suksesit artistik vjen edhe pianistja Geisu (Basha) Bakalli. E diplomuar për Dirizhim Sinfonik me maksimumin e vleresimit në Akademinë e Arteve. Geisu ka përfunduar me rezultate ekselente studimet e shkolles se mesme në pianoforte në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tirane, nën drejtimin e Prof. Anita Tartari Profesionalizmi e saj njihet edhe jashtë kufijve duke marrë pjesë në koncerte të mbajtura në Amerike, France, Angli, Izrael, Slloveni, Itali. Në 2008, transferohet në Itali ku dhe vazhdon aktualisht të japë leksione pianoforte në Accademia della Musica në Bari.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: