Chris Brown ende nuk e ka prekur fundin, por është rrugës, thonë të afërm të tij. Në një artikull të gjatë në revistën Billboard, një numër bashkëpunëtorësh dhe të afërm të tij shpjeguan se si është të punosh e jetosh me Chris Brown.

Sipas disa personave që janë në rrethin e tij të brendshëm, “ai është një person i rënë në depresion, që nuk bën gjë tjetër vetëm se ngacmon të tjerët, është një idiot,”. “Ai nuk i do të tjerët dhe asnjë nuk e do,” thotë një tjetër.

Ata thonë se ai gjithnjë fajëson të tjerët për gjërat që nuk i ecin, e quan veten djall, miqtë e tij janë anëtarët bandash kriminale dhe është i fiksuar plotësisht me ish-të dashurën e tij Karrueche Tan. Madje sipas tyre, një herë desh ishte rrahur me reperin Souja Boy vetëm se i kishte dhënë like njërës foto të saj në Instagram. Por, edhe vetë ish- e dashura e tij Karrueche tha se Chris nuk po ndalet me drogën. “Më vjen keq ta them, por ai po vallëzon me vdekjen,” tha ajo.

 (BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: