TIRANE- Këtë të premte në Oktapod në një përballje ndryshe, ishin të ftuar deputeti socialist Besnik Bare dhe kreu i departamentit të marrëdhënieve me jashtë Kreshnik Çollaku. Ndryshe në këtë format, ishte se në fund të intervistës të ftuarit duhet t’i drejtonin pyetje të drejtpërdrejta njëri-tjetrit. Kreshnik Çollaku prek cështjen e 21 janarit, ku pyet:
Kreshnik Çollaku: Kur shkoni dhe kujtoni 21 janarin në Bulevard me Meten, si ndiheni?
Besnik Bare: Unë kam dalë në atë protestë, për t’u hapur kutitë. Isha për shkak të Gerdecit, isha për shkak të korrupsionit, isha sepse në atë kohë KLSH nxorri një abuzim prej 300 milion eurosh, dola si pedagog që shikoja që arsimi po degradonte cdo ditë.
Kreshnik Çollaku: Pyetja ime është tjetër. Në 21 janar kur në bulevard vendosni lule dhe në krah shikoni një përfaqësues të LSI, si ndiheni? E dua si përjetim personal.
Besnik Bare: Une jam cuar në 21 janar për mungesë të demokracisë.
Çollaku: Si është kur në krah shikoni një përfaqësues të z. Meta?
Bare: Unë i vë lulet për ata që ikën. Unë në krah mund t’ju kem juve, mund të kem një ballist, mund të kem një të legalitetit, por që aty shkoj për të nderuar ata që humbën jetën.
Çollaku: Kjo nuk është përgjigje.
(ed.me/BalkanWeb)
