SHBA– Dhjetëra anëtarë të La Mara Salvatrucha, e njohur si banda MS-13, kanë dalë të enjten para gjykatës në Nju Jork pasi akuzohen për 7 vrasje brenda 3 vitesh në Long Island, dukë përfshirë edhe vrasjen e disa nxënësve të shkollave të mesme. Sipas Prokurorisë në Nju Jork 13 anëtarë të bandës së njohur si MS-13 akuzohen për 7 vrasje, për shantazh, vrasje në tentativë, sulm, pengim të drejtësisë si dhe akuza të tjera.
Por kush është MS-13 dhe si u formua?
La Mara Salvatrucha, e njohur si MS-13, është banda më vrasëse dhe kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në botë. Kjo bandë është krijuar në Kaliforni deh ka më shumë se 6 mijë anëtarë në SHBA dhe mbi 30 mijë nëpër botë.
Pjesëtarët e saj janë dënuar për shumë vepra kriminale si trafikim droge, trafikim me armë, vjedhje makinash, vrasje me pagesë, trafikim me qenie njerëzore dhe sulme të organizuara më së shumti në organet e drejtësisë dhe për këtë arsye është nën vëzhgim edhe nga FBI.
Emigrantët nga Salvadori, gjatë luftës civile në vendin e tyre, kanë gjetur strehim në SHBA, saktësisht në Los Angeles, ku edhe u krijua MS-13. Gjatë viteve në këtë bandë janë pranuar anëtarë nga Hondurasi, Guatemala, Meksika dhe vende të tjera të Amerikës Qendrore.
Anëtarët e kësaj bande shpesh mbajnë tatu dhe në rroba me numrin 13, që është edhe shenjë mbrojtëse e kësaj bande. Banda është rritur duke aplikuar rekrutimin agresiv të anëtarëve dhe bashkimin me grupet rivale.
Para katër vitesh MS-13 doli e para dhe aktualisht e vetmja bandë e rrugësh, të cilën qeveria amerikane e ka klasifikuar “organizatë kriminale”. Në betejat me bandat rivale nuk kanë mëshirë dhe shfrytëzojnë të gjitha llojet e armatimit, nga shpatat deri te armët më të sofistikuara të zjarrit. SHBA ka depërtuar shumë anëtarë të kësaj bande, por rrjeti i tyre sërish vijon të zhvillohet.
https://www.youtube.com/watch?v=pD11As3pFdY
(d.d/BalkanWeb)
