TIRANE- Sot me rastin e 8-Marsit, Dita Ndërkombëtare e Gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një urim special, duke ua dedikuar një pjesë të mirë të punës së këtij institucioni femrave që punojnë me të.
17190856_10155111423401926_1502389802754571797_n
Teksa publikon fotot e të gjitha bashkëpunëtoreve të tij, mes tyre vëmë re edhe dy emra jo pak të njohur siç janë edhe Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari por edhe avokatja seksi e Ngjelës, Arlinda Çapi.
17191312_10155111423396926_7847203082233483807_n
“Ky qytet do ishte ende në gjumë, po të mos qe për mendjet e bukura e pasionin unik të kolegeve të bashkisë. Gëzuar dhe faleminderit, faleminderit, faleminderit! EV”,- shkruan kryebashkiaku.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: