TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar gratë në ditën e tyre, por sidomos urimi i veçantë ka shkuar për punonjëset e policisë.

Ai ka ftuar në zyrë punonjëset femra të policisë dhe iu ka dhuruar nga një buqetë me lule. Nuk ka munguar as vlerësimi i tij për kontributin e dhënë në uniformat blu.

“Urime 8 Marsin, ditën ndërkombëtare të gruas. Në këtë rast dua t’ju përshëndes duke ju uruar fat e lumturi në jetë të gjitha nënave dhe motrave.  Uroj që në asnjë moment t’ju mos nënshtroheni padrejtësive që mund të hasni në jetë. Kërkojini të drejtat tuaja, duke vendosur parësor rolin që ka gruaja në familje, si dhe rolin si drejtuese në shoqërinë shqiptare. Gëzuar!”, ka thënë Hodaj.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: