Ndaj Kukësit Tirana arriti një fitore me shumë peshë duke ruajtur në këtë mënyrë statusin e saj si pretendonte për tu shpallur kampion. Në “Niko Dovana” të Durrësit Tirana zhvillojë një ndeshje thuajse perfekte, një fitore e pastër 2-0 që zbriti Kukësin nga froni i kryesueses. Në konferencë për shtyp kapiteni i Tiranës Ervin Bulku ndalet duke komentuar këtë sukses:
“Ndaj Kukesit kemi bere një ndeshje te mirë, megjithatë kemi bërë vetëm detyrën, duke marre tre pike që ishte edhe qëllimi ynë i vetëm për ndeshjen. Ne mendojmë qe ti fitojmë të gjitha ndeshjet duke i marre një nga një, pa menduar se cila është skuadra në krye, pasi nuk ndjekim asnjë ekip, por vetëm objektivat qe kemi. Ndaj Kukësit, nuk ka qenë ndeshja më e mire pasi kemi luajtur mirë edhe në ndeshje të tjera. Megjithatë një ekip si Tirana, që kërkon te fitoje gjithçka nuk kënaqet vetëm me një fitore të vetme. Nëse kemi zhvilluar dy ndeshje te mira në dy javët e fundit, ndaj rivaleve për titull, është një ogur i mire pasi tregon që skuadra ka kualitete”.
Tirana luan këtë të enjte ndeshjen më të rëndësishme të fazës së tretë, derbin kundër Partizanit, një sfidë ku nuk luhet vetëm për tre pikët, por për edhe për prestigj e mbi të gjitha për tifozët bardheblu:

 

“Tirana është një ekip që e di mire se çfarë është derbi. Do të shtoja që i kemi edhe një borxh tifozëve tanë të mrekullueshëm, për t’ia shlyer.
Ndaj tyre kemi shume borxhe, por meë mirë të flasim vetëm për atë të radhës. Te shlyejmë borxhin e parë ndaj tyre, që është shume i rëndësishëm dhe pastaj edhe rruga drejt titullit do te jete me e sigurte”, u shpreh Bulku.

(e.shkambi/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: