FRANCË-Tre personalitete të sportit francez janë mes dhjetë personave që humbën jetën gjatë një aksidenti ajror në Argjentinë.

Tetë francezë dhe dy pilotë argjentinas vdiqën kur dy helikopterë u përplasën në provincën La Rioja, raporton BBC.

Lundruesja Florence Arthaud, notarja olimpike Camille Muffat dhe boksieri olimpik Alexis Vastinë vdiqën.

Helikopterët ishin përfshirë në një filmim për një reality shoë, të tilluar “Dropped”.

Presidenti francez shprehu trishtim për ngjarjen.

“Dropped” është një program i famshëm i televizionit TF1.

Personazhe të njohur hidhen me helikopterë në terrene të vështira dhe duhet të sigurojnë vetë ushqimin dhe strehën.

Notarja Muffat, 25 vjeçare, fitoi në vitin 2012 në Lojërat Olimpike në Londër medaljen e artë, ndërsa boksieri Vastine, 28 vjeçar, e fitoi medaljen e bronztë në vitin 2008.

Lundruesja Arthaud, 57 vjeçare, në vitin 1990 fitoi lundrimin individual përgjatë Atlantikut Verior.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin.

(d.b/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: