SHKUP- Liderët e partive politike shqiptare zhvilluan sot një takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend.

Pas këtij takimi në deklaratat për gazetarët, Ziadin Sela, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami këmbëngulën se asgjë që theksohet në pikat e deklaratës së përbashkët nuk është jashtë Kushtetutës së Maqedonisë.

Liderët e partive shqiptare theksuan se do t’i qëndrojnë deklaratës së përbashkët mbi platformën shqiptare.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: