Prodhuesi amerikan “Ford” ka prezantuar modelin e lehtë GT, i cili është i përbërë nga shumë fibra karboni.

Madje edhe metalet e rrotave dhe pjesët e motorit janë krijuar nga ky material, në mënyrë që makina të ketë sa më pak peshë, për të lëvizur sa më shpejtë.

Pjesa e jashtme që ka shumë linja të cilat e rrisin aerodinamikën e mjetit, bëjnë që kjo super-veturë të lëvizë me lehtësi.

Me 3.5-litra V8 kjo makinë ia del të lëvizë me 647 kuajfuqi, ndërsa ka qëndrueshmëri shumë të lartë.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: