TIRANE – Këtë të premte, më 13 Mars, hyrja në Galerinë Kombëtare të Arteve do të jetë falas. Tashmë Galerinë Kombëtare pa biletë, një ditë në muaj, do të mund ta vizitojë çdo kush, veçanërisht nxënësit e shkollave nga ora 10:00 –18:00 të mbrëmjes.
Vizita në Galerinë Kombëtare të Arteve, qendra më e madhe e arteve vizive në vend, do të jetë falas, në kuadër të një vendimi që drejtori i GKA, z Artan Shabani ka marrë me idenë që publiku i gjerë të vizitojë këtë qendër.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: