TIRANË- Pas korçarit satirik Ilir Vrenozi, që shpeshherë me anë të videomesazheve ka shprehur kundërshtitë e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, një tjetër emër “i njohur” për rrjetet sociale i bashkohet çadrës së opozitës në ditën e 24-ët.

Ai është as më pak e as më shumë se “Ujku i Cërrikut” që me anë të një videoje tregon se ndodhet pikërisht në çadrën para kryeministrisë për t’ju bashkuar kauzës së demokratëve.

Ashtu si ata edhe “Ujku i Cërrikut” kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër. A thua do t’i dëgjojë kreu i ekzekutivit thirrjet e “Ujkut” nga çadra?

Kujtojmë se “Ujku i Cërrikut” u bë i famshëm gjatë daljeve të tij në emisionin “Zonë e Lirë” ku sulmonte personazhe të tjera karizmatikë, si Lekë Plepi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: