DURRES- Gjendet një kufomë pranë portit të Peshkimit në Durrës.‘BalkanWeb’ mëson se kufoma i përket shtetasit Pjetër Frroku, peshkatar i një firmë peshkimi.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 54-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga një mjet lundrues, midis portës së peshkimit dhe trageteve, pasi dyshohet se ka qenë i dehur.

Sapo u raportua për ngjarjen, policia mbërriti në Portin e Durrësit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 15.03.2017, rreth orës 07:30, në Portin Detar Durrës, midis zonës së trageteve dhe peshkimit, në det është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P.F. 54 vjeç, banues në Lezhë, i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës.

Nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb