Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr makarona (tagliatelle)
1 kungull jeshil
1 finok
1 spec të verdhë
1 spec portokall
2 thelpinj hudhër
3 lgj vaj ulliri
150 ml verë të bardhë
200 gr domate qershi
60 gr ullinj të zi
4 lgj djath parmixhano
Në një tenxhere me ujë të vluar me kripë ziejmë makaronat sipas minutazhit të shkruar në etiketë. Ndërkohë presim perimet në shirita dhe grijmë shumë imët hudhrën. Ngrohim vajin në tigan dhe kaurdisim perimet së bashku me hudhrën për 2-3 minuta. Më pas i shuajmë perimet me verë dhe i lemë të ziejnë për 2-3 minuta derisa alkooli i verës të avullojë. Më pas shtojmë tek perimet ullinjtë të prera në feta dhe domatet qershi. Ulim temperaturën, i rregullojmë perimet me kripë dhe piper dhe i lemë në zjarr të ulët dhe për 2-3 minuta. Në fund shtojmë makaronat duke i trazuar lehtë dhe i shërbejmë pudrosur me pak djath parmixhano.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)
